Finalja e Hamburgut kthehet në sherr, tenistët përplasen fizikisht, ndërhyn gjyqtari

Finalja e Hamburgut kthehet në sherr, tenistët përplasen fizikisht, ndërhyn gjyqtari

16:48, 23/07/2024

 

Finalja e turneut të Hamburg për meshkuj në tenis ishte një betejë e vërtetë, si në fushë ashtu dhe jashtë saj. Tenisti francez Arthur Fils fitoi 2-1 (6-2, 3-6, 7-6) ndaj gjermanit Alexander Zverev, një ndeshje që zgjati 3 orë e 30 minuta.

Gjithsesi, ajo që ra në sy ishte debati që dy tenistët patën gjatë gjithë ndeshjes mes tyre. Fjalori u ulët nuk mungoi, aq sa në fund ata u përballën fizikisht. Gjërat mund të kishin degraduar edhe më keq nëse nuk do të ndërhynte gjyqtari i sfidës.

Duke qenë se luhej në Gjermani, shtëpinë e Zverev, tenisti francez kishte edhe publikun kundër, ndaj hera-herës kërkonte edhe mbështetjen e tij. Zverev gjithashtu i drejtohet lojtarit me fjalë dhe feston fort pas çdo pikë.

Në fund lojtarët shkojnë ballë për ballë njëri-tjetrit, duke detyruar gjyqtarin e lojës të zbresë nga karrigia për t’i ndarë dhe evituar përplasjen fizike me duar. Në fund të takimit, një shtrëngim i ftohtë duarsh e asnjë fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco