Kimmich drejt Premier League, klubet angleze 'shënjestrojnë' yllin e Bayern Munich

Kimmich drejt Premier League, klubet angleze 'shënjestrojnë' yllin e Bayern Munich

16:15, 23/07/2024

Joshua Kimmich ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich, teksa rinovimi nuk duket në planet e palëve respektive.

Për këtë arsye, në Bavari tashmë po mendojnë që të përfitojnë diçka duke e nxjerrë në merkato lojtarin dhe duhet theksuar që për 29-vjeçarin ka interes të lartë në këtë merkato verore.

Sipas medieve gjermane, trajneri i ri klubit bavarez, Vincent Kompany ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip lojtarin, por Kimmich duket se nuk dëshiron të qëndrojë pasi belgu po planifikon ta vendosë atë në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa 29-vjeçari dëshiron të luaj në mesfushë.

Gjithashtu edhe opsioni për të tentuar rinovimin në dhjetor duket se ka rënë si ide dhe tashmë divorci duket i pashmangshëm. Hansi Flick, trajneri i ri Barcelonës ka shprehur pëlqimin për ta pasur në skuadër, por problem qëndron te financat e klubit spanjoll që nuk e ka mundësin për të paguar kartonin e gjermanit.

Në sfond qëndron edhe Premier League, me Manchester City-n dhe Arsenalin që mund të avancojnë në këtë operacion, teksa edhe Kimmich duket i tunduar për të provuar një eksperiencë në “ishull” dhe për më tepër po flasim për dy prej ekipeve që kanë pushtuar futbollin anglez në vitet e fundit.

Tani, kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Joshua Kimmich për të mësuar ndoshta edhe përfundimisht të ardhmen e gjermanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco