Benzema: Lojtarët ikin dhe vijnë, Reali do jetë gjithmonë në krye

Benzema: Lojtarët ikin dhe vijnë, Reali do jetë gjithmonë në krye

15:11, 23/07/2024

Grupi i futbollistëve, të gjithë me të verdha, i drejtohet një prej fushave stërvitore në hotelin “Meliá Villaitana” në Benidorm (Spanjë). Janë më shumë se njëzet lojtarë. Të gjithë në të verdha, por njëri bie në sy në distancë.

Gjurmët e një lojtari të madh dhe të uritur. Diçka normale, por ajo që duan guximi dhe krenaria e tij nuk është ushqimi, por titujt dhe majat e reja. Para se të zbresë në fushë, Karim Benzema ndalet për të dhënë një intervistë për gazetën “Marca”. Kush mendonte se francezi ishte i mërzitur, apo i trishtuar në Arabinë Saudite te Al-Itihad gabohet.

Nga Spanja ku ndodhet me përgatitje me ekipin e tij, ish-kapiteni i Realit shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur duke e bërë të qartë se ndihet fare mirë dhe rehat në sezonin e tij të dytë në skuadrën e nga qyteti Zhedah.

“Jam mirë, i lumtur, i kënaqur dhe i etur për të bërë gjëra të mira me ekipin”, deklaroi ai.

Në intervistën e tij Benzema ka folur dhe për Realin e Madridit, duke vijuar ta etiketojë si klubin numër një në botë.

“Reali pati një sezon spektakolar. Reali mbetet skuadra më e mirë në botë. Ka lojtarë që ikin, të tjerë që vijnë, por Reali i Madridit do të jetë gjithmonë në krye. Nuk shoh tjetër më të mirë sesa Reali”, tha Benzema.

Benzema është ngacmuar edhe në lidhje me ndonjë pishman të mundshëm për largimin e tij nga Madridi.

“Nuk mendoj se ka vend për pengje. Mendoj se kishte ardhur momenti për t’u larguar. Natyrisht që s’ishte një vendim i lehtë, nuk mund ta fsheh, por e përsëris kishte ardhur koha”, shtoi ai.

Duke qëndruar te Reali i Madridit, Benzema ka folur edhe për “Topin e Artë”, duke sponsorizuar Vinicius Zhuniorin.

“Do të them Vini, sepse e meriton për sezonin e tij dhe jo vetëm për atë që ka bërë këtë vit. Ajo çfarë ai bën me topin nuk e bëjnë të gjithë, është një djalë, një futbollist i kompletuar. Ai mund të fitojë një ndeshje i vetëm, sigurisht me ndihmën e shokëve të skuadrës, por është shumë i mirë kur Reali ka nevojë për të dhe prandaj mendoj se e meriton”, theksoi Benzema.

Ish-kapiteni i Realit ka vlerësuar dhe triumfin e Spanjës në “Euro 2024”, duke e cilësuar si plotësisht të merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco