FOTO/ Interi prezanton fanellën me 2 yje

FOTO/ Interi prezanton fanellën me 2 yje

11:34, 23/07/2024

Klubi i Interit ka prezantuar fanellën e re si vendas për edicionin e ri.

Kjo fanellë është historike, pasi ka dy yje në gjoks.

“Inter dhe Nike janë të kënaqur të prezantojnë fanellën e re të ekipit të parë për sezoni 2024-2025. Fanella, e cila pritet të bëhet ikonë, risjell simbolin trengjyrësh dhe, për herë të parë, Yllin e Dytë historik.

Fanella e re i referohet të kaluarës së lavdishme të klubit në zonën e gjoksit, por, mbi të gjitha, ajo përfaqëson ambiciet e tij për të ardhmen”.

“Videoja heroike përfundon me vargun “Yjet, fillimi”, duke theksuar aspiratën dhe dëshirën e klubit për të përballuar dhe kapërcyer çdo sfidë që qëndron në pritë”, thuhet në një deklaratë të zikaltërve.

Interi u bë kampion i Serie A për herë të 20-të në histori sezonin e kaluar dhe kështu e shtuan edhe një yll të dytë në fanellat e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco