Ancelotti bën shaka me Mbappe: Do t’i gjej një vend në fushë për të luajtur

Ancelotti bën shaka me Mbappe: Do t’i gjej një vend në fushë për të luajtur

11:15, 23/07/2024

Real Madridi ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri në La Liga.

Kampionët e Spanjës dhe të Europës i pret një sezon i gjatë dhe i vështirë, teksa synojnë të konfirmohen më të mirët si në Spanjë ashtu dhe në Champions League.

Këtë sezon do të jetë edhe sulmuesi francez Kylian Mbappe, që erdhi me koston zero nga PSG.

Duke folur për këtë çështje, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh se ku do të luajë sulmuesi në një ekip të mbushur me yje.

“Do ta vendos diku për të luajtur. Do t’i gjejmë një vend në fushë”, ka thënë me shaka trajneri i Real Madrid.

Ai deklaroi se nuk preferon të drejtojë një kombëtare, pasi pëlqen punën e përditshme që kryhet në një klub.

Duke folur për klubi “los blancos” ku drejton prej vitesh, ai tha: “Real është një familje për mua.

Bellingham? Ishte një surprizë, por merita i takon gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika ajo që e bën kampionin”.

Ancelotti dha mendimin e tij për Kampionatin Europian të luajtur në Gjermani. “Spanja e meritonte fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një kampionat Europian me pak intensitet, lojtarët me më shumë cilësi mbërritën të lodhur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco