Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

LeBron James do të mbajë flamurin e Amerikës në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës!

LeBron James do të mbajë flamurin e Amerikës në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës!

10:06, 23/07/2024

Komiteti Olimpik Amerikan ka zgjedhur LeBron James si sportistin që do të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ylli 39-vjeçar i basketbollit amerikan e atij botëror do të mbajë flamurin me yje dhe vija së bashku me një shoqëruese, që do të shpallet sot.

“Të jesh i zgjedhur nga shokët e skuadrës për të mbajtur flamurin është një nder i jashtëzakonshëm dhe një nderim për pasionin e LeBron për ekipin e SHBA-së dhe përkushtimin e tij ndaj sportit të tij”, tha Sarah Hirshland, zyrtarja e lartë e Komitetit Olimpik të SHBA-së, duke njoftuar zgjedhjen.

Kjo e Parisit do të jetë Olimpiada e katërt për LeBron, pas bronzit në Athinë 2004 dhe dy medaljeve të arta në Pekin 2008 dhe Londër 2012.

Në moshën 39 vjeç, James do të bëhet basketbollisti i parë në historinë e SHBA që do të udhëheqë paradën e sportistëve në ceremoninë e inaugurimit të Lojërave.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të përfaqësosh Shtetet e Bashkuara në këtë skenë globale, veçanërisht në një moment që bashkon botën. Për një fëmijë të Akron si unë, kjo përgjegjësi do të thotë gjithçka jo vetëm në nivel personal, por për familjen time, për të gjithë qytetin tim, për shokët e skuadrës, për të gjithë atletët olimpikë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë vendin me ëndrra të mëdha. Sporti ka fuqinë të bashkojë dhe unë jam krenar që jam pjesë e një momenti kaq të rëndësishëm në këtë mënyrë”, tha LeBron James.

Ishte Steph Curry ai që bëri nominimin e LeBron si bartës standard për të gjithë ekipin amerikan, duke nënvizuar në një video-mesazh se si James ka përfaqësuar përsosmërinë si brenda dhe jashtë fushës që nga viti 2004.

Ylli i Lakers ishte i pari që lëvizi për ekipin e SHBA-së për të mbërritur në Paris me një ekip plot me yje të NBA-së, me misionin për të marrë medaljen e artë olimpike të pestë radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco