Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E ardhmja e Florenzit e pasigurt, Milan nuk i ka komunikuar ende vendimin

E ardhmja e Florenzit e pasigurt, Milan nuk i ka komunikuar ende vendimin

09:07, 23/07/2024

Alessandro Florenzi është ende pjesë e skuadrës së Paulo Fonseca-s te Milan-i, por nuk ka garanci për të ardhmen e tij në klubin “kuqezi”.

Mbrojtësi italian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me “kuqezinjtë”, ndërsa palët nuk duken në rrugën e duhur për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.

Florenzi ishte në një situatë shumë të mirë në sezonin e fundit të Stefano Pioli-t te “Djalli”, duke numëruar mbi 2100 minuta lojë në 40 ndeshje, por që atëherë, ka pasur pak interes për 33-vjeçarin.

Mediet italiane raportojnë se Milan-i nuk i ka komunikuar asgjë Florenzi-t në lidhje me qëndrimin apo largimin e tij nga “kuqezinjtë”, duke e mbajtur në ankth sa i përket të ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco