Osimhen i thotë ‘po’ PSG-së, detajet e bisedimeve mes klubeve

Osimhen i thotë ‘po’ PSG-së, detajet e bisedimeve mes klubeve

09:10, 22/07/2024

Victor Osimhen është shumë afër largimit nga Napoli. Sipas “Sky Sports”, PSG është shumë e interesuar për sulmuesin dhe është takuar me agjentin e lojtarit, Roberto Calenda, në Paris, javën e kaluar.

Klubet po punojnë për shifrat, sepse francezët duket se nuk janë të gatshëm të paguajnë 120-130 milionë eurot e klauzolës. Ndoshta do të jetë e nevojshme që palët të takohen në gjysmë të rrugës, midis 80, që Nasser Al-Khelaifi do të donte të paguante, dhe atyre që De Laurentiis do të dëshironte.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, njofton se nigeriani i tha po PSG-së, një kusht themelor për të kryer transferimin.

Shifrat e qendërsulmuesit me Napolin janë të jashtëzakonshme: me të kaltrit në 133 paraqitje ka shënuar 76 gola.

Ai gjithashtu ka veshur fanellën e Lille 38 herë, duke shënuar 18 gola, ndërsa për Charleroi ka bërë 36 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola.

Me Wolfsburgun ai doli në fushë 16 herë, pa arritur të shënonte.

Shumë çmime individuale për Osimhen, i cili u shpall futbollisti më i mirë afrikan në vitin 2023 dhe u bë golashënuesi më i mirë i Serisë A në 2022-2023.

Në vitin 2015 ai u bë kampion bote me Nigerinë U-19 dhe kampion i Afrikës nën 23 vjeç, megjithatë, pa dyshim që arritja kryesore është titulli kampion i Serisë A 2022-2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco