Lajmi i fundit

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet ‘i forti’ i Niklës, Marklen Haka

Operacioni 'fshesa' te Manchester United, shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni 'fshesa' te Manchester United, shtatë lojtarë me valixhet në duar

14:21, 21/07/2024

 

Manchester United po synon të bëjë një ndryshim themelor. Blerjet e Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro, duke mposhtur në garën për ta Milan-in dhe Real Madrid-in tregojnë ambiciet e klubit, që tashmë duhet të mendojë edhe për shitjet.

Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve britanike, te “Djajtë e Kuq” po mendojnë të largojnë lojtarët e padobishëm.
Shtatë lojtarë konsiderohen si barrë te United, me klubin që konkurron në Premier League që i ka nxjerrë në shitje.

Emrat që Manchester United dëshiron t’i largojë pa nisur sezoni i ri janë: Antony, Harry Maguire, Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Christian Eriksen dhe Casemiro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco