E konfirmon Marotta: Lautaro ka firmosur rinovimin me Interin

E konfirmon Marotta: Lautaro ka firmosur rinovimin me Interin

21:35, 20/07/2024

Lautaro Martinez ka firmosur rinovimin e kontratës me Interin ose të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për mediet italiane këtë të shtunë Presidenti i “zikaltërve” Giuseppe Marotta.

Marotta theksoi se sulmuesi argjentinas e ka firmosur tashmë rinovimin, por shtoi se do duhet të pritet ende për njoftimin zyrtar.

“A ka rinovuar Lautaro? Po, u bë, tashmë e kemi marrë firmën. Megjithatë, duam ta zyrtarizojmë kur të kthehet nga pushimet. E kemi konfirmuar pothuajse plotësisht stafin e vitit të kaluar“,-shpjegoi Marotta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco