Lazio piketon pasuesin e Immobiles, synohet sulmuesi i Napolit

Lazio piketon pasuesin e Immobiles, synohet sulmuesi i Napolit

21:12, 20/07/2024

Me largimin e Ciro Immobiles drejt Turqisë, Lazio ka mbetur vetëm me Taty Castellanos në majë të sulmit dhe argjentinasi i vetëm nuk mund të mbajë peshën e repartit të avancuar në një sezon të tërë.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit bardhekaltër janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër futbollist për sulmin dhe emri i përzgjedhur duket se është ai i Giovanni Simeones, aktualisht në pronësi të Napolit, por që nuk duket se bën pjesë në planet e Contes.

Simeone është një njohës mjaft i mirë i Serisë A, pasi luan aty prej disa sezonesh dhe për më tepër, me Lazion e lidhin edhe kujtimet e bukura të të atit, Diego Simeone, i cili në karrierën e tij si futbollist ka veshur për disa sezone fanellën bardhekaltër.

Sulmuesi 29-vjeçar është transferuar në Serinë A që në verën e 2016-ës për të veshur fanellën e Genoas, teksa më pas ka luajtur edhe me klube si Fiorentina, Cagliari, Verona e Napoli.

Në 257 ndeshje në Itali, Simeone numëron më shumë se 80 gola, teksa me 29 vite mbi supe, ai ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në sulmin e Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco