Milani zhvillon miqësoren e parë nën drejtimin e Fonsekës, rezultati kundër Rapidit të Vjenës

Milani zhvillon miqësoren e parë nën drejtimin e Fonsekës, rezultati kundër Rapidit të Vjenës

20:50, 20/07/2024

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj Rapidit të Vjenës. 

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, teksa në fragmentin e dytë të lojës kuqezinjtë shënuan të parët me Florencin, në minutën e 64-t.

Interesant është fakti se me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Fonseka, bëri plot 11 ndryshime.

Kjo ishte miqësore e parë e kuqezinjvë në drejtimin e trajnerit të ri.

Golin e barazimit austriakët e gjetën në minutën e 88-të me anë të Demir. 

Të enjten e 25 gushtit kuqezinjtë i pret nisja për në turin amerikan, me ndeshjet kundër Manchester Cityt, Realit të Madridit dhe Barcelonës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco