Mourinho do t’i rrëmbejë Romës objektivin e merkatos

Mourinho do t’i rrëmbejë Romës objektivin e merkatos

18:57, 20/07/2024

Jose Mourinho dhe Roma u “divorcuan” në janar të këtij viti, pas më shumë se dy sezonesh së bashku dhe tashmë po bëjnë një betejë mjaft interesante në merkato.

Kështu verdhekuqtë po punojnë për të transferuar në kryeqytetin italian sulmuesin maroken El Nesyri, por negociatat janë komplikuar pikërisht për shkak të Mourinhos.

Portugezi ka dhënë bekimin e tij për të marrë El Nesyrin te Fenerbahce dhe klubi turk ka nxituar të arrijë një marrëveshje paraprake me Sevillan, klub që ka edhe pronësinë e sulmuesit 27-vjeçar maroken.

Përfshirja e Fenerbahces në negociata ka bërë që beteja për sulmuesin të shndërrohet në një ankand, që mund të rritë çmimin shumë, ndaj Roma po studion edhe një plan B, që është Jonathan David i Lille.

Kanadezi ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe ka refuzuar rinovimin, ndaj mund të largohet për një shifër prej rreth 30 milionë eurosh, por këtu Roma do të duhet të bëjë llogaritë me rivalitetin e fortë që vjen nga klubet angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco