Liga e Konferencës, zbulohen gjyqtarët në duelet e Partizanit dhe Egnatias

Liga e Konferencës, zbulohen gjyqtarët në duelet e Partizanit dhe Egnatias

11:51, 20/07/2024

 

Partizani dhe Egnatia janë dy skuadrat shqiptare që do të përfaqësojnë Superioren, në arenën e futbollit europian.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe nënkampionët, do të zbresin në fushë më 25 korrik, për duelet e para të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, teksa UEFA së fundmi ka zbuluar edhe gjyqtarët.

Egnatia luan në transfertën e largët islandeze përballë Vikingur Rejkjavik. Ky duel do të gjykohet nga një katërshe nga Ishujt Faroe, me kryesor Johan Hendrik Ellefsen, ndihmësa të tij do të jenë Dan Petur Pauli Hojgard dhe Jorleif Djurhus. 

Ndërkohër po në transfertë do të luajë edhe Partizani i Orges Shehit, që do të jetë mysafir në Gjeorgji përballë Iberias. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco