Transferim i bujshëm/ Alen Sherri drejt Serie A, ja sa do të përfitojë Egnatia

Transferim i bujshëm/ Alen Sherri drejt Serie A, ja sa do të përfitojë Egnatia

11:49, 20/07/2024

 

Një lajm i bujshëm vjen nga përtej Adriatikut, pasi mediat në Itali bëjnë të ditur se Alen Sherri është shumë pranë zbarkimit në Serie A.

Portieri pritet të kalojë te Cagliari me marrëveshjen që duket e mbyllur dhe me shifra të rëndësishme që do të shkojnë në arkat e Egnatias.

Portieri shqiptar pritet ta nisë sezonin atje si zëvendësues i titullarit Skufet, por me mundësinë për të luftuar për vendin e titullarit.

Të njëjta burime bëjnë të ditura se në arkat e Egnatias do të shkojnë rreth 500 mijë euro për të realizuar transferimin e portierit i cili ka luajtur më parë edhe me Vllazninë dhe Laçin në kampionatin shqiptar.

Për të kjo është eksperienca e dytë në futbollin italian, pas asaj me Savonën në vitin 2018. Sherri ka qenë pjesë edhe e grumbullimeve të Kombëtares shqiptare, teksa debutoi me të në periudhën kur ajo drejtohej nga Edi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco