Amerika kërkon liderin e ri në stol, veç Patrick Vieira edhe një legjendë tjetër shfaqet si kandidat

Amerika kërkon liderin e ri në stol, veç Patrick Vieira edhe një legjendë tjetër shfaqet si kandidat

09:24, 20/07/2024

Kupa e Amerikes e luajtur në shtëpi përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, me eliminimin tashmë në fazën e grupeve dhe Shtetet e Bashkuara vendosën të shkarkojnë trajnerin Gregg Berhalter.

Prandaj nevojitet një figurë e re, e aftë për të udhëhequr kombëtaren me vija dhe yje drejt Kupës së Botës 2026, e cila do të luhet në Amerikë, si dhe në Kanada dhe Meksikë.

Emri i parë në listën amerikane është ai i Patrick Vieira-s, i freskët nga një sezon në krye të Strasburgut që përfundoi me qëndrimin në Ligue 1. Megjithatë, orët e fundit ka marrë formë edhe një tjetër kandidaturë ‘transalpine’.

Siç raporton AS, emri është ai i Thierry Henry, aktualisht në krye të ekipit të Francës U-21 me të cilin do të garojë në Lojërat Olimpike të Parisit.

Nisur nga angazhimi olimpik i Henrit dhe interesimi i federatës amerikane për të, ka mundësi që zgjedhja e trajnerit të mos jetë e menjëhershme.

Do të duhet të presim zhvillimet e aventurës së ish-sulmuesit në krye të U21 francezëve, si dhe të kuptojmë nëse Vieira mund të marrë në konsideratë një kandidaturë të mundshme apo jo.

E sigurt është se ka një dëshirë për të zëvendësuar Berhalterin me një emër të madh, në funksion të një Botërori që do të jetë në shtëpi, qoftë edhe në bashkëpronësi me 2 vende të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco