Lajmi i fundit

Denoncoi fijet e Ajola Xoxës dhe skemën e pastrimit të parave me ‘Harabel’, njerëzit e Veliajt kërcënojnë gazetarin holandez, ambasada e merr në mbrojtje

Rrëfehet Thiago Motta: Do të nisim një cikël të ri, e ndjej përgjegjësinë dhe jemi të motivuar

Rrëfehet Thiago Motta: Do të nisim një cikël të ri, e ndjej përgjegjësinë dhe jemi të motivuar

09:39, 19/07/2024

 

Juventus ka bërë prezantimin e trajnerit të ri Thiago Motta. “Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam bërë trajner i një klubi historik si Juventus. Jam i sigurt që do të hapet një cikël shumë interesant. Mendoj se kam ardhur në kohën e duhur. E ndjej përgjegjësinë, por është një përgjegjësi e mrekullueshme”, u shpreh trajneri i ri i bardhezinjve.

“Dua një skuadër krenare dhe të lumtur pas çdo ndeshjeje, sepse do të thotë të japësh maksimumin çdo herë. Objektivi është të përgatitemi sa më mirë dhe të jemi gati të përballemi me çdo skuadër që luajmë. Tre vitet e ardhshme do t’i përballojmë me shumë entuziazëm dhe energji pozitive”, u shpreh Motta.

Më tej, trajneri i ri i Juventus tha: “Nuk do ta ndryshoja këtë vend me asnjë tjetër në botë. Dua të jap më të mirën time, të përcjell entuziazmin dhe motivimin tim. Vizita e presidentit John Elkann më kënaqi, ky presion është një stimul shtesë për mua. Chiesa? Ne kemi vetëm lojtarë të fortë këtu, kjo vlen edhe për të”.

Për përvojat e tij të kaluara si lojtar, Motta shtoi: “Kam punuar me Mourinho dhe Gasperini. Ata janë trajnerë që kanë pasur karriera të shkëlqyera dhe ishte privilegj për mua të punoja me ta si me shumë të tjerë. I falënderoj të gjithë. Mora pak nga secili prej tyre dhe sot kam ide, me të cilat jam i bindur se do t’ia dalim shumë mirë”.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, ajo që ka rëndësi është motivimi që vendosim pavarësisht kundërshtarit dhe konkurrencës. Për këtë duhet të përgatitemi sa më mirë. Titulli? Ne vetëm duhet të fokusohemi në përgatitjen tani. Të gjithë lojtarët janë të fortë. Kemi nevojë për fleksibilitet”, u shpreh Thiago Motta.

Duke folur për Vlahovic, shtoi: “Ai është një lojtar i madh, por talenti ka nevojë për ekipin. Kur ekipi punon talentet dalin vetë. Danilo? Ne kemi një kapiten të madh në Danilo. Ai është me pushime, kur të jemi të gjithë bashkë do të vlerësojmë. Yildiz? Dukej një djalë fantastik. Nga sa pashë, ai mund të luajë çdo rol, ai vetëm mund të përmirësojë ekipin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco