Conference League/ Partizani, Tirana dhe Vllaznia zbresin sot në fushë

Conference League/ Partizani, Tirana dhe Vllaznia zbresin sot në fushë

11:29, 18/07/2024

Pas eliminit të Egnatias nga turi i parë i Champions League, 3 ekipe të tjera të Superiores janë akoma në garë në Kupat e Europës. Partizani, Tirana dhe Vllaznia janë skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin për më tej.

“Demat” do të përballe në transfertën malteze përballë Marsaxlokk. Pas sfidës së parë të përfunduar me shifrat 1-1, Partizani ka shumë shanse që të fitojë dhe të arrijë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadrat zbresin në fushë në orën 19:00.
Në krahun tjetër, Tirana do të përballet me Torpedo Kutaisin në “Elbasan Arena”. Edhe bardheblutë ashtu si “Demat” e kanë barazuar 1-1 ndeshjen e parë, teksa në Elbasan fitorja është obligim. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00.

Ndërsa në orën 20:30, Vllaznia do të përballet kundër islandezëve të Valur. Shkodranët barazuan 2-2 në ndeshjen e parë, ndërsa në “Loro Boriçi” kërkojnë të arrijnë të fitorje, diçka që është mëse e realizueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco