Racizmi kushton 8 muaj burg në Spanjë

Racizmi kushton 8 muaj burg në Spanjë

10:49, 18/07/2024

Fyerjet me bazë raciste kundër lojtarëve të Real Madrid i kushtojnë lirinë edhe një tjetër personi. Sipas asaj që raportohet në media, gazetari sportiv spanjoll ka shkruar fjalë denigruese për shkak të ngjyrës së lëkurës ndaj Vinicius Junior dhe Antonio Rudiger.

Gjithçka e ndodhur në hapësirën e komenteve të gazetës spanjolle “Marca”, me komentatorin që tashmë do kalojë 8 muaj pas hekurave në Spanjë.

I akuzuari është shpallur fajtor, konkretisht, për dy krime kundër integritetit moral të kryera kundër Vinicius Junior dhe Antonio Rüdiger, duke vepruar me motive raciste dhe në rastin e mbrojtësit gjerman duke përbuzur fenë e tij.

Gjithashtu, atij i është mohuar e drejta për të komentuar për rreth 20 muaj. Ky është dënimi i dytë penal për fyerje raciste ku në qendër kanë qenë lojtarët e Real Madrid.

Dënimi tjetër i referohet tre personave, tifoz të Valencias të cilët për gjeste raciste u dënuan me 8 muaj burg dhe me 2 vite përjashtim nga stadiumet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco