Rabiot merr vendimin për të ardhmen e tij, mesfushori francez largohet nga Juventus

Rabiot merr vendimin për të ardhmen e tij, mesfushori francez largohet nga Juventus

09:38, 18/07/2024

 

Mesfushori 29-vjeçar francez Adrien Rabiot ka vendosur të lërë Juventus, ekip me të cilin luan prej 5 sezonesh (22 gola në 212 ndeshje).

Lajmin e konfirmnoi eksperti i merkatos Fabrizio Romano, që tha se lojtari i ka komunikuar bardhezinjve idenë e tij për t’u larguar.

Kontrata mes lojtarit dhe Juventus ka përfunduar që më 30 qershor dhe Rabiot praktikisht është një lojtar i lirë. Për të janë interesuar shumë skuadra, sin ë Itali ashtu dhe jashtë saj.

Largimi i Rabiot do të thotë se Juventus do të shohë sërish në merkato për një zëvendësues të denjë të francezit.

Rabiot kishte thënë se pas përfundimit të Euro 2024 do të merrte një vendim për të ardhmen e tij, që duket se është larg Torinos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco