Jo vetëm Mbappe, Reali përgatitet edhe një tjetër goditje!

Jo vetëm Mbappe, Reali përgatitet edhe një tjetër goditje!

09:34, 18/07/2024

 

Real Madrid do të tentojë një tjetër goditje të madhe pas asaj të Kylian Mbappe. Madrilenët, prej kohësh kërkojnë një anësor i cili të jetë në gjendje të zëvendësojë Dani Carvajal dhe i preferuari i spanjollëve është Trent Alexander Arnold.

Aktualisht, britaniku ka edhe një vit kontratë me Liverpool, por gjasat për rinovim janë të pakta me negociatat që kanë mbetur në vendnumëro. Ndaj, te Reali synojnë të përfitojnë nga ky moment në “shtëpinë” e Liverpool dhe t’i “rrëmbejnë” një prej lojtarëve më të vlerësuar në radhët e The Reds-ave.

Reali kërkon të shfrytëzojë çdo burim për të mbërritur te Alexander Arnold, madje është duke përdorur në këtë rast si “agjent” Jude Bellingham, pasi ky i fundit ka një miqësi të madhe me mbrojtësin.

Dyshja u afrua shumë gjatë periudhës së grumbullimit për Europian, e tashmë Bellingham do të tentojë ta bind Arnold që ta vazhdojnë shoqërinë në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco