Shifrat marramendëse, Kylian ia kalon Beckham dhe CR7

Shifrat marramendëse, Kylian ia kalon Beckham dhe CR7

10:50, 16/07/2024

Kylian Mbappe te Real Madrid, gjithçka është gati në Bernabeu: sot asi francez do të prezantohet nga Real Madrid në një konferencë për shtyp dhe tashmë ka përfunduar ekzaminimet mjekësore.

Përpara se ta shohim në veprim në fushë, ku do të kuptojmë nëse do të arrijë të konfirmojë cilësitë dhe pritshmëritë e tij të mëdha edhe në Spanjë, jashtë drejtkëndëshit të gjelbër, asi francez duket se ka fituar tashmë.

Sipas The Athletic, ai dhe rrethi i tij dinë të menaxhojnë shumë mirë markën e lidhur me emrin e tij, e cila me nënshkrimin në Real Madrid mund të rritet në mënyrë dramatike vetëm sa i përket të ardhurave të lidhura me të drejtat e imazhit, një temë që ka qenë në qendër të diskutimeve të shumta me klubin e tij të mëparshëm, Paris Saint Germain.

Ai ishte ambasador i një marke më të shëndetshme të ushqimeve për fëmijë të quajtur “Good Gout”. Eksperti Balch thotë: “Këto janë vendime të mprehta dhe autentike. Të kesh vlera se kujt i bashkohesh tregon shumë për ta si pronë sportive dhe si person. Kjo do të bëhet edhe më e vlefshme për ta, me kalimin e kohës”.

Edhe daljet publike të lojtarit në sferën politike nuk janë të rastësishme: kapiteni i Francës mori një qëndrim edhe për zgjedhjet parlamentare franceze gjatë Euro 2024.

Pasi partia e ekstremit të djathtë Reassemblement National fitoi shumicën e votave në raundin e parë, ai i quajti rezultatet “katastrofike” dhe tha: “Shpresojmë që të gjithë të mobilizohen dhe të votojnë për anën e drejtë” në turnin e dytë.

Sot ngjarja e madhe e prezantimit të super-orkestruar në stadiumin e rinovuar shtrenjtë Santiago Bernabeu në Madrid. Priten më shumë se 80,000 tifozë entuziastë, me një audiencë globale prej miliona njerëzve që mund të ndjekin gjithçka në internet.

Ndër arsyet pse Mbappe qëndroi te PSG për kaq gjatë ishte një pagë astronomike që as Madridi nuk mund ta arrinte.

Një problem tjetër ishte këmbëngulja e Perez që lojtarët, madje edhe galaktikët më të mëdhenj të së kaluarës si David Beckham dhe Cristiano Ronaldo, të ndajnë fitimet e tyre nga të drejtat e imazhit 50-50 me klubin.

Mbappe dhe ekipi i tij kanë qenë jashtëzakonisht të ndjeshëm në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të tij të imazhit. Negociatat me Madridin mbi të drejtat e imazhit ishin komplekse, por Lamari dhe Verheyden përdorën fuqinë e tyre negociuese për të marrë deri në 80 për qind të atyre parave për lojtarin.

Në këmbim, Mbappe pranoi një pagë bazë jo shumë më të lartë se ajo e shokëve të rinj të skuadrës Vinicius Junior dhe Jude Bellingham: atij do t’i paguhet një bonus nënshkrimi prej 150 milionë euro, me një pagë vjetore prej 15 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco