Mbrojtësi i Arsenalit huazohet te Lazio

Mbrojtësi i Arsenalit huazohet te Lazio

19:59, 15/07/2024

Nuno Tavares është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Lazios.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi italian përmes faqes zyrtare, ku thekson se mbrojtësi është huazuar për një sezon nga Arsenali, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe detyrimi për ta blerë në fund të huazimit.

“S.S. Lazio njofton se ka marrë në formë huazimi për një sezon futbollistin Nuno Albertino Varela Tavares nga Arsenali, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonit të ardhshëm nëse plotësohen disa kushte të vendosura në kontratë që lidhen me paraqitjen e lojtarit”, njofton Lazio.

Portugezi 24-vjeçar u mor në formë huazimi nga Arsenali për 5 milionë euro.

Sezonin e kaluar, Tavares ishte i huazuar te Nottingham Forest, ku numëron 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet ose thënë ndryshe gjithsej 696 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco