Leverkusen e nis sezonin e ri me telashe, sulmuesi bojkoton stërvitjen me Xabi Alonson

Leverkusen e nis sezonin e ri me telashe, sulmuesi bojkoton stërvitjen me Xabi Alonson

18:53, 15/07/2024

Bayer Leverkusen nis këtë edicion të Bundesligës me petkun e kampionit dhe me dëshirën për të vazhduar rrugëtimin e nisur nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Por gjërat kanë nisur me telashe për “aspirinat”.

Në stërvitjen e parë të skuadrës, të gjithë panë me çudi se mungonte sulmuesi iranian Sardar Azmun.

Sipas mediave gjermane, lojtari i cili kishte kryer të gjitha testet mjekësore, thjesht kishte vendosur të bojkotonte stërvitjen e parë nën urdhrat e Xabi Alonsos, pa dhënë shpjegime.

“Nuk duhet thjesht të bësh testet mjekësore, edhe duhet të stërvitesh. Ai ishte këtu me ne dje, por jo sot. Kjo është e dukshme. Tani duhet të qartësojmë se çfarë po ndodh”, tha për “Bild” drejtori sportiv i klubit, Sajmon Rolfes.

Azmun raportohet se ka dëshirë të largohet nga Leverkuseni, pasi edhe në sezonin e kaluar ishte huazuar te Roma.

Deri tani nuk ka një ofertë zyrtare për të, por bëhet e ditur se ka patur interesim edhe nga kampionati i Arabisë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco