Presidenti i Federatës Ruse paralajmëron tjetër dënim për Mirlind Dakun

Presidenti i Federatës Ruse paralajmëron tjetër dënim për Mirlind Dakun

18:10, 15/07/2024

Ndonëse kërkoi falje dhe shprehu keqardhje, veprimi i Mirlind Dakut gjatë Europianit në Gjermani vazhdon të komentohet në Rusi, ku sulmuesi zhvillon karrierën në nivel klubesh.

Daku ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje pezullim për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqedonasve.

Klubi i Dakut, Rubin Kazan, ka paralajmëruar dënimin e tij, por nuk ka ndonjë njoftim deri tani.

Ndërkohë së fundi për atë veprim të Dakut foli presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Aleksandr Dyukov.

Ai ka lënë të kuptohet se Daku do të dënohet. “Kjo gjithsesi është e padëgjuar dhe e papranueshme. E di që Rubini do të marrë masa ndaj lojtarit”, ka thënë Dyukov për agjencinë ruse TASS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco