Southgate merr një letër nga Mbreti Charles pas humbjes së finales së Europianit

Southgate merr një letër nga Mbreti Charles pas humbjes së finales së Europianit

17:51, 15/07/2024

Mbreti Charles i ka kërkuar trajnerit Gareth Southgate dhe ekipit anglez që “të mbajnë kokat lart” pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e Euro 2024.

Në një letër të drejtuar trajnerit të “Tre Luanëve”, Mbreti shkroi se “ishte një arritje e madhe” që arritën në finale dhe ekipi duhet të përqendrohet “te triumfet e shumta që padyshim do të vijnë”.

Ndërsa Princi i Uellsit, William i cili e ndoqi finalen në Berlin së bashku me të birin, princin George shkroi në platformën X:

“Këtë herë thjesht s’ishte e thënë. Ne gjithsesi jemi shumë krenarë për ju. Përpara Angli!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco