‘Anglia, fituese e Euro 2024/ Flet tifozi që bëri tatuazhin me kupën e Europës: Nuk do ta fshij

‘Anglia, fituese e Euro 2024/ Flet tifozi që bëri tatuazhin me kupën e Europës: Nuk do ta fshij

12:36, 15/07/2024

Një tifoz futbolli i cili kishte bërë një tatuazh me fjalët ‘Anglia fituesit e Euro 2024’ ka thënë se synon të mbajë tatuazhin pavarësisht humbjes 2-1 të skuadrës ndaj Spanjës në finale.

Dan Thomas, 29 vjeç, nga Swindon, Wiltshire, bëri tatuazhin, duke përfshirë një përshkrim të Kupës ‘Henri Delaunay’, në këmbën e tij të majtë disa ditë para finales, por thotë se nuk ka ndërmend ta mbulojë atë pas humbjes.

Pritja e Anglisë për një trofe të madh për meshkuj, vazhdon që kur vendi fitoi Kupën e Botës në 1966, kjo pasi zëvendësuesi Mikel Oyarzabal shënoi dje golin e dytë për Spanjën në minutën e 86-të.

Image

Ishte humbja e dytë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian për skuadrën e Gareth Southgate.

Por Thomas mbetet i bindur se ‘Tre Luanët’ do të fitojnë turneun e ardhshëm në 2028 dhe planifikon potencialisht të ndryshojë tatuazhin e tij në katër vjet.

‘U afruam, nuk jam penduar për tatuazhin’, tha konsulenti i të dhënave.

‘Nuk mendoj se do të ishte e vështirë të ndryshosh 4 në 8 pas katër vitesh. Nuk do ta mbuloj. Absolutisht nuk pendohem dhe ende e dua.’ /SkyNews-SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco