Europiani i adoleshentëve! Jamal kalon Pele dhe vendos rekord në finale, por nuk është i vetmi

Europiani i adoleshentëve! Jamal kalon Pele dhe vendos rekord në finale, por nuk është i vetmi

20:51, 14/07/2024

Euro 2024 ka qenë një turne ku kanë dalë në skenë emra të rinj të futbollit europian, të cilët do të jenë disa nga yjet më të ndritshëm të këtij sporti në vitet në vijim. Kjo shihet që nga emri i Lamin Jamal, i cili me praninë në finalen e turneut, theu rekordin që mbahej më parë nga Pele.

Në moshën 17 vjeç e 1 ditë, ai u bë lojtari më i ri që mori pjesë në një finale të Europianit apo Kupës së Botës, duke kaluar edhe rekordin që mbante Pele në Botërorin 1958, kur luajti në finale në moshën 17 vjeç e 249 ditë.

Por ai nuk është adoleshenti i vetëm në finale. Kundërshtar i Jamal në këtë sfidë ishte 19-vjeçari Kobi Maino, duke e bërë këtë finalen e parë në historinë e një Europiani apo Botërori me dy adoleshentë në fushë nga minuta e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco