Federata angleze jep bonus të çmendur nëse 'Tre luanët' fitojnë EURO 2024

Federata angleze jep bonus të çmendur nëse 'Tre luanët' fitojnë EURO 2024

22:09, 13/07/2024

Të dielën në finalen e EURO 2024 “Tre Luanët” e Gareth Southgate do të kenë një arsye më shumë për ta bërë realitet është “po vjen në shtëpi” (it’s coming home), pasi Federata u ka premtuar një bonus rekord.

Federata Angelze ka njoftuar se do të shpërndajë në total 17 milionë euro për ekipin. 11.5 milionë euro do të jenë për lojtarët, gjë që nuk është bërë kurrë më parë. Trajneri 53-vjeçar, i cili është në një seri prej 13 ndeshjesh pa humbje në turne, do të shohë që llogaria e tij bankare të rritet me 4.7 milionë euro, ndërsa ndihmësi i tij do të marrë gjithashtu një bonus bujar.

Shuma totale prej 17 milionë euro është një rekord i ri nga federata britanike, pasi në Botërorin e Katarit dha 15.4 milionë euro në rast fitoreje, por që nuk ia dolën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco