Sherr mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi/ Qëllohet me armë, 3 të plagosur dhe 70 të arrestuar

Sherr mes tifozëve jashtë stadiumit në Greqi/ Qëllohet me armë, 3 të plagosur dhe 70 të arrestuar

21:56, 13/07/2024

Një përleshje e përgjakshme mes tifozësh është regjistruar pasditen e kësaj të shtune jashtë stadiumit në Alexandras Avenue të Athinës në Greqi

Mediat vendase raportojnë se tifozët e ekipit të Panathinaikos janë konfliktuar me tifozët të ekipit qipriot AEK Larnaka, para miqësores që do të luhet në orën 20:00.

Nga informacionat e para mësohet se gjatë përleshjes, tigozët kanë nxjerrë dhe armët e zjarrit duke qëlluar. Për pasojë, tre tifozë kanë mbetur të plagosur, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur me dhjetra gëzhoja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë më shumë se 70 arrestime. Informacionet bëjnë me dije se shumë prej të arrestuarve kanë qenë me precedent të mëprashëm kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco