Zyrtare/ Ciro Immobile transferohet te Besiktas

Zyrtare/ Ciro Immobile transferohet te Besiktas

22:46, 12/07/2024

 

Besiktas njoftoi këtë të premte mbërritjen e Ciro Immobiles si përforcimi i ri për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lazios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro.

Italiani kaloi tetë sezonet e fundit në kryeqytetin italian, ku shënoi 207 gola dhe bëri 54 asistime në 340 ndeshje në të gjitha garat.

Sulmuesi 34-vjeçar bëhet kështu shok skuadre me Ernest Muçin, sulmues i Kombëtares kuqezi, dhe dardanin Milot Rashica.

Kërkesa fillestare për tarifën e Immobiles ishte 5 milionë euro, por palët arritën një marrëveshje përfundimtare mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.

Ciro Immobile ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Beshiktashin deri në vitin 2026. Ai do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco