Lajmi i fundit

Arrestimi i Noizyt dhe DJ Crax, reagon Policia e Shtetit: Do të ekstradohen drejt Kosovës

Dinamo zhgënjen në miqësore, mundet nga Vora

Dinamo zhgënjen në miqësore, mundet nga Vora

21:58, 12/07/2024

U zhvillua ditën e sotme prej orës 18:30, në kompleksin e Dinamos në Arbanë miqësorja mes bluve të Dritan Mehmetit dhe Vorës. Ky test u fitua nga skuadra vorake me rezultatin 0-1.

Autori i golit që vendosi këtë duel ishte Narezzi. 20-vjeçari është në provë te skuadra e Bellait, teksa së fundmi ishte pjesë e Erzenit.

Edhe pse përballë kishte Dinamon, skuadra e Vorës, arriti të tregonte forcë karakteri në këtë miqësore, ku në fund edhe triumfoi.

Griseld Lika, Segerso Geci, Evans Aneni, Manfredas Ruzgis dhe Dajan Shehi janë përforcimet e kryera deri tani nga vorakët, por në vijim priten të tjera goditje në merkaton e verës.

Objektivat e të dyja skuadrave në këtë edicion të ri futbollistik pritet të jenë madhore, si tek Dinamo ashtu edhe te Vora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco