Shkëlqeu në Euro 2024, Mitaj 'shënjestrohet' nga gjigandi turk

Shkëlqeu në Euro 2024, Mitaj 'shënjestrohet' nga gjigandi turk

20:02, 12/07/2024

Mario Mitaj pritet që të ndryshojë ambient gjatë kësaj merkatoje verore. Mbrojtësi I Kombëtares së Shqipërisë është ishte një nga më të dalluarit në Euro2024 në radhët e kuqezinjve dhe gjasat janë që ai të lërë Lokomotivën e Moskës. Mediat në Itali kanë raportuar prej kohësh se Juventus ka shfaqur interes për të, por së fundmi mësohet se në garë për shërbimet e 20-vjeccarit është futur edhe Beshiktashi.

Skuadra ku aktivizohet Ernest Muçi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, e Mitaj është lojtari ideal për të ta. Një futbollist i ri në moshë, që në të ardhmen mund të kthehet në një “xhevahir”. Me lojën e treguar, Mitaj ka bindur dhe tani është gati për të provuar veten në një kampionat më elitar se ai rus.

Në këtë mes, Lokomotiva e Moskës fërkon duart dhe pret ofertën më të mirë, teksa vetë lojtari natyrisht do të shqyrtojë opsionin më të mirë. Juventusi e tundon, por në anën tjetër tek Beshiktash mund të ketë të sigurt vendin e titullarit. E sigurt është se Mitaj do të ketë një rrugë të artë përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco