Marotta: Jemi ndërtuar për të fituar, vazhdojmë me Inzaghin sepse e meriton

Marotta: Jemi ndërtuar për të fituar, vazhdojmë me Inzaghin sepse e meriton

10:05, 12/07/2024

Me EURO 2024 drejt fundit, fokusi tashmë do të zhvendoset i gjithi te merkato dhe prag sezoni i ri, ndërsa në Milano, në shtëpinë e kampionëve të Italisë po mendojnë për të ardhmen, teksa lëvizjet e para kanë ardhur.

Duke folur për të ardhmen dhe sezonin e ri Giuseppe Marotta ka konfirmuar besimin për trajnerin Simone Inzaghi.

“Jemi në pritje të sezonit të ri dhe deri atëherë ka ende kohë, ndaj po punojmë për përforcimin e skuadrës. Inzaghi? Është një cikël që ka filluar disa vite më parë dhe ne nuk jemi as në gjysmë të rrugës, ndaj duam të vazhdojmë me të, sepse ai e meriton këtë. Ai është i lumtur me Inter-in dhe ne jemi të lumtur me të.

Sezoni i ri? Jo vetëm që duam të fitojmë, por në ADN-në tonë është detyrimi për të garuar dhe për të fituar, këtë e tregon e gjithë historia jonë. Ne do të respektojmë gjithmonë kundërshtarët tanë, por jemi nisur dhe ndërtuar për të fituar” – përfundoi Marotta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco