Jurgen Klopp refuzon ofertën amerikane

Jurgen Klopp refuzon ofertën amerikane

09:04, 12/07/2024

Gregg Berhalter u shkarkua nga posti i trajnerit të SHBA-së të mërkurën e kaluar, pas eliminimit të hershëm (që në fazën e grupeve) në Copa America, që po zhvillohet pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Performanca zhgënjyese në këtë kompeticion i detyroi drejtuesit ta largonin trajnerin për rezultate të dobëta.

Për ta zëvendësuar atë si trajner, objektivi kryesor ishte Jurgen Klopp, i cili e refuzoi menjëherë këtë ofertë, sipas “The Athletic”.

Trajneri gjerman është duke pushuar pas nëntë vitesh te Liverpooli dhe nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për momentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco