Tenis/ Djokovic kalon pa luajtur në gjysmëfinalet e ‘Wimbledon’

Tenis/ Djokovic kalon pa luajtur në gjysmëfinalet e ‘Wimbledon’

11:50, 11/07/2024

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste në grand slam-in e “Wimbledon”, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër.

Serbi Novak Djokovic avancon mes 4 më të mirëve pa zbritur farë në fushë.

Ish-numri 1 në botë përfitoi nga tërheqja e rivalit të tij, neo-zelandezit Alex de Minaur, i dëmtuar. Përballë Djokovic do të jetë italiani Lorenzo Musetti, që mundi 3-2 (3-6, 7-6, 6,2 3-6, 6-1) në çerekfinale amerikanin Taylor Fritz.

Kjo është hera e parë që Musetti shkon në finalen e një turneu të madh dhe do të sfidojë Djokovic. sfida tjetër është ajo mes Carlos Alcaraz dhe Daniil Medvedev.

Te femrat, tenistja kazake Elena Rybakina, numri 3 në botë, mundi 2-2 (6-3, 6-2) ukrainasen Elina Svitolina dhe shkon në gjysmëfinale. Në çerekfinalen tjetër, çekja Barbora Krejcikova mundi 2-0 (6-4, 7-6) letonezen Jelena Ostapenko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco