Kolumbia në finalen e Copa America pas 23 vitesh, sfidon Argjentinën për titullin

Kolumbia në finalen e Copa America pas 23 vitesh, sfidon Argjentinën për titullin

10:08, 11/07/2024

Kolumbia është finalistja e dytë e Copa America. Skuadra amerikano-latine mundi 1-0 Uruguain në gjysmëfinalen e dytë të turneut që po zhvillohet në Amerikë. Goli u shënua nga Lerma në minutën e 39-të.

Në finale, Kolumbia do të përballet me Argjentinën kampione në fuqi, që një ditë më parë eliminoi Kanadanë (fitoi 2-0). Ky do të jetë edhe akti i fundit i këtij turneu.

Një fitore e vështirë për Kolumbinë, që luajti 45 minutat e dyta me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq në minutën e 45-të të Munoz. Gjithsesi, kolumbianët arrijnë ta mbajnë portën të paprekur në pjesën e dytë, pavarësisht sulmeve të skuadrës së Bielsa.

Kolumbia rikthehet në finalen e Cupa America pas 23 vitesh (hera e fundit, viti 2001), kur dhe e ka fituar këtë turne për herë të fundit. finalja me kampionët e botës pritet të jetë mjaft interesante dhe e dueluar në fushë.

Për Uruguain, lot dhe grushte pas bilbilit të fundit. Darwin Nunez dhe shokët e tij të skuadrës nisin një sherr të madh në tribuna me një grup tifozësh kolumbianë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco