VIDEO/ Skandal në Kupën e Amerikës, lojtarët e Uruguait përleshen me tifozët rivalë në tribuna

VIDEO/ Skandal në Kupën e Amerikës, lojtarët e Uruguait përleshen me tifozët rivalë në tribuna

09:28, 11/07/2024

Skena aspak të përshtatshme për një ndeshje futbolli janë regjistruar në fund të takimit mes Uruguait dhe Kolumbisë, të cilat luanin për një vend në finalen e Kupës së Amerikës.

Teksa ndeshja përfundoi me fitoren minimale të kolumbianëve 1-0, tensioni është zhvendosur në tribunat e stadiumit, aty ku lojtarët e Uruguait janë përleshur me disa tifozë rivalë.

Protagonisti kryesor në radhët e futbollistëve ishte ylli i Liverpool, Darwin Nunez i cili kërceu në shkallët e stadiumit të Charlottes dhe nisi të qëllonte këdo që i dilte përpara me fanelën e verdhë.

Përplasja u përshkallëzua dhe lojtarë të tjerë u përfshinë në sherr, i cili mesa mësohet paraprakisht ndodhi për shkak se disa tifozë të Kolumbisë ngacmuan familjarët e Nunezit që ndodheshin aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco