Skandali/ Egnatia mundet në Bosnje mes thirrjeve antishqiptare

Skandali/ Egnatia mundet në Bosnje mes thirrjeve antishqiptare

09:04, 11/07/2024

Egnatia është mundur në ndeshjen e saj të parë në Champions League.

Në transfertën ndaj Borac Banja Luka të Bosnjës, kampionët në fuqi të Shqipërisë humbën pas një goli të vendasve vetëm në minutën e '96.

Ka qenë një ndeshje shumë e çuditshme, e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare nga tifozët vendas, për të cilat u ndalua takimi për shumë minuta, dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.

Tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. 

Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR.

Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco