Mjeku i Fiorentinës dënohet me burg për vdekjen e Astorit

Mjeku i Fiorentinës dënohet me burg për vdekjen e Astorit

20:42, 09/07/2024

Gjykata e Apelit të Firences, ka konfirmuar sot vendimin e shkallës së parë duke dënuar me një vit heqje lirie profesorin Xhorxho Galanti për akuzën e shkaktimit të vdekjes së ish-kapitenit të Fioreninës, Davide Astori.

Galanti, ish-drejtuesi i mjekësisë sportive në spitalin “Careggi” dhe me të kaluar si konsulent sportiv i klubit, është shpallur fajtor për ngjarjen tragjike të 4 marsit 2018.

Asokohe, lojtari u gjet pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Udine, ku gjendje i grumbulluar bashkë me skuadrën para një ndeshje të Serisë A. Sipas akuzës, vdekja u shkaktua nga një patologji që duhej të kishte dalë nga testet e zemrës të cilat u nënshtrohen futbollistët.

Në këtë rast, mjeku Galanti kishte lëshuar dy certifikata që Astori mund të vazhdonte normalisht aktivitetet sportive pas testimeve të kryera prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco