Interi prezanton Josep Martinez, historia e portierit spanjoll

Interi prezanton Josep Martinez, historia e portierit spanjoll

20:16, 09/07/2024

Josep Martinez është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit.

Kampionët e Italisë kanë zyrtarizuar këtë të martë transferimin e portierit spanjoll, me Martinez që vjen në Milano nga skuadra e Genoas pas një sezoni shumë të mirë në aspektin personal.

Klubi “zikaltër” ka njoftuar jo vetëm zyrtarizimin, por me anë të një shkrimi ka bërë me dije të gjithë rrugëtimin e 26-vjeçarit.

“Futbolli është një sport i vështirë për t’u shpjeguar: teknika dhe taktika janë faktorët themelorë, por shpesh edhe instinkti e ndjenjat bëjnë diferencën. Janë pikërisht këto komponentë që kanë shënuar karrierën e Josep Martinez, portierit tashmë “zikaltër”.

I lindur më 27 maj 1998 në Alzira, në Komunitetin Valencian, “Pepo” që i vogël nuk është ndarë asnjëherë nga topi duke nisur nga mosha 3-vjeçare.

Një pasion që e lidh ngushtë me të atin. Shembulli është i qartë: instinkti e shtyn Martinezin të hidhet vazhdimisht në tokë me topin, një ndjenjë e lindur, një guxim që nuk mund të mësohet: Josep dëshiron të kapë topin me çdo kusht, madje edhe duke thyer disa gishta.

Në moshën 5-vjeçare ai iu bashkua ekipit të të rinjve Alzira:, imitonte Santiago Canizares dhe admironte Iker Casillas-in. Për dymbëdhjetë vjet ai luajti për ekipin e vendlindjes së tij, më pas në moshën 17-vjeçare, Barcelona e zbuloi në një turne të të rinjve. Në vitin 2015 mbërriti në Barcelonë, ku kaloi dy vjet duke mësuar një stil të ri loje, ku portieri u  bë edhe pjesë e ndërtimit të lojës.

Në vitin 2017 ai u transferua në Las Palmas, duke luajtur dy sezone si titullar në divizionin e tretë me ekipin e dytë të ekipit të Gran Canaria, duke bërë gjithashtu debutimin e tij me ekipin e parë në Segunda Division në 2018/19. Sezonin vijues ai fitoi përfundimisht vendin e titullarit në ekipin e parë: paraqitjet e tij të shkëlqyera tërhoqën vëmendjen e Leipzig-ut, i cili e çoi në Gjermani në vitin 2020.

Leipzig është një fazë themelore në karrierën e tij, shkolla e madhe gjermane e portierëve i lejoi atij të përmirësohej në aspekte të tjera të lojë.

Pas fitimit të Kupës së Gjermanisë në vitin 2022 kaloi te Genoa në Serinë B. Në pjesën e parë të kampionatit nuk luajti në vazhdimësi, por një paraqitje e jashtëzakonshme në fitoren ndaj Barit në dhjetor i dha pronësinë përfundimtare mes shtyllave. Është pika e kthesës së sezonit, për të dhe për Genoan, këta të fundit fluturojnë lart në tabelë derisa të fituan edhe promovimin në Serie A.

Në kampionatin e tij të parë në kampionatin italian, Josep i mahniti të gjithë me paraqitjet e tij: në 36 ndeshje të Serisë A ai grumbulloi 8 porta të pastra, duke u bërë një nga protagonistët e sezonit të jashtëzakonshëm të Genoas, që përfundoi në vendin e 11-të me 49 pikë.

Tani, nga vera e vitit 2024, Josep Martínez, spanjollit të gjashtë në historinë e Inter-it, sapo ka filluar” – shkruan klubi “zikaltër” në mikëpritjen e gardianit që u transferua për 3.5 milionë euro.

Në fjalët e para si lojtari i Inter-it, Martinez u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e kampionëve të Italisë.

“Jam vërtet shumë i emocionuar, është krenari të jesh në një ekip si Inter-i. Është koha për të filluar. Jam i bindur se jam gati të bëj një hap të madh. E di se ku jam, në klubin më të mirë në Itali tani. Mentaliteti im është që unë vij këtu për të dhënë më të mirën nga vetja dhe për të bërë historinë me këtë klub të madh”-u shpreh Martinez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco