Pritjet në Europian, Pikford është i dyti pas Kasijasit

Pritjet në Europian, Pikford është i dyti pas Kasijasit

18:26, 09/07/2024

Anglia nuk do të kishte qenë në katër skuadrat më të mira të Europianit po të mos ishte ajo pritje e portierit Xhordan Pikford në penalltinë e Akanzhisë, pas 120 minutave të çerekfinales me Zvicrën.

Në 62 penallti që ka pasur kundër në karrierë, gardiani i Anglisë ka pësuar 54 prej tyre, duke pritur 12.9% të 11-metërshave.

Por portieri i Anglisë e bëri shkëlqyeshëm detyrën e tij në ndeshjen kundër Zvicrës, duke ruajtur qetësinë dhe i besuar ashtu siç bën gjithnjë shishes së tij me informacionet për penalltitë e kundërshtarëve. Por një statistikë e “Opta”-s mbi përqindjet më të mira të pritjeve të përgjithshme të portierëve që kanë bërë 10 ose më shumë paraqitje në Kampionatin Europian e vendos numrin 1 të Garet Sauthgejtit në mes të një grupi portierësh shumë të vlerësuar:

30-vjeçari renditet në vendin e dytë sa i përket pritjeve në këtë turne, me 85%, ndërkohë që përpara tij është vetëm ish-portieri i Spanjës, Iker Kasijas (87%). Anglezi lë pas emra shumë të mëdhenj të portës si Xhanluixhi Bufon, Edvin van der Sar apo Andreas Isakson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco