Moise Kean ndryshon skuadër, firmos për 5 sezone me klubin e ri

Moise Kean ndryshon skuadër, firmos për 5 sezone me klubin e ri

17:32, 09/07/2024

Moise Kean ndryshon skuadër por jo kampionat.

Sulmuesi italian është larguar përfundimisht nga Juventusi dhe ka firmosur për 5 sezone me skuadrën e Fiorentinës, ku ka bërë edhe prezantimin zyrtar këtë të martë.

Marrëveshja mes toskanëve dhe torinezëve u arrit për shifrën e 13 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi, ndërsa vetë sulmuesi 24-vjeçar do të përfitojë një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon.

I rritur në akademinë e Juventusit, Kean debutoi pikërisht me klubin bardhezi kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e klubeve si Verona, Everton apo Paris Saint Germain.

Prej sulmuesit italian pritet vërtetë shumë, duke marrë në konsideratë edhe moshën e tij të re, teksa Fiorentina duket klubi ideal ku Kean të mund të shpërthejë, duke qenë se presioni nuk do të jetë në nivelin e skuadrave si Juventus apo PSG.

“Kam zgjedhur Fiorentinën sepse është një qytet me shumë ngjyra dhe ishte kjo që po kërkoja në këto momente. Viola Park është fantastike dhe kjo të shtyn të japësh maksimumin si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe tashmë duhet të tregoj cilësitë e mua në fushë”, u shpreh Kean.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco