Stërvitja e parë e Milanit me Paulo Fonsecën, ultrasit e bojkotojnë në shenjë proteste

Stërvitja e parë e Milanit me Paulo Fonsecën, ultrasit e bojkotojnë në shenjë proteste

21:17, 08/07/2024

Ky sezon nuk do të jetë aspak i lehtë për Milanin dhe aq më pak për Paulo Fonsecën. Trajneri portugez, i cili ka pak ditë që është emëruar në stolin e kuqezinjve, do të duhet që të lërë menjëherë shenjë, pasi starti i aventurës së tij duket se nuk po shkon siç pritet.

Shkak është bërë protesta e ultrasve të Milanit, të cilët mendojnë se klubi ka gabuar duke zgjedhur Fonsecën si pasardhës të Stefano Piolit. Këtë e kanë bërë të qartë nëpërmjet qëndrimeve të tyre në rrjetet sociale e tashmë edhe me një bojkot të pazakontë të seancës së parë stërvitore për edicionin e ri.

Ekipi është grumbulluar sot në Milanelo për t’u vënë për herë të parë nën urdhrat e Fonsecës dhe të pranishëm ishin vetëm 300 tifozë, pa mijëra ultrasit të cilët zakonisht rrethonin klubin dhe krijonin një atmosferë elektrizuese me koret e tyre në mbështetje të ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco