VIDEO/ Musiala për blerjen e re të Bayernit: Super talent, ka aftësi të shkëlqyera

VIDEO/ Musiala për blerjen e re të Bayernit: Super talent, ka aftësi të shkëlqyera

10:55, 08/07/2024

Bayern Munchen vendosi të paguante klauzolën prej 60 milionë eurosh te Crystal Palace për Michale Olise.

22-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me bavarezët dhe është entuziast për nisjen e kësaj aventure fantastike.

“Bisedimet ishin shumë pozitive dhe jam shumë i lumtur që do të luaj për një klub kaq të madh sa Bayerni. Sfidë e madhe për mua, por pikërisht këtë kërkoja.

Dua të dëshmoj veten në nivele të larta dhe të luaj rolin tim për të siguruar fitimin e sa më shumë titujve me ekipin në vitet e ardhshme”, u shpreh lojtari më i ri i skuadrës bavareze.

10 gola dhe 6 asistime regjistroi në sezonin e fundit në Premier League francezi, i cili aktivizohet si sulmues i djathtë dhe mesfushor i avancuar.

I lumtur për këtë përforcim është edhe Jamal Musiala, i cili do ribashkohet pas shumë vitesh në një ekip me Olise.

“Michael është super i talentuar. E njoh mirë, pasi kemi luajtur bashkë te moshat e Chelseat. Dhe ishte shumë bukur.

Ai ka një talent të madh dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ka shënuar shumë gola me Palacen, kështu që jam shumë i gëzuar që u bë pjesë e Bayernit”, u shpreh Musiala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco