VIDEO/ Neymar kapet duke qarë në diskotekë pas eliminimit të Brazilit

VIDEO/ Neymar kapet duke qarë në diskotekë pas eliminimit të Brazilit

09:18, 08/07/2024

Kombëtarja e Brazilit u eliminua nga Uruguai në çerekfinalen e Copa America. 

Një video në rrjetet sociale është publikuar e cila po merr shumë reagime.

Është futbollisti i Al Hilalit, Neymar, i cili pas ndeshjes kishte shkuar në diskotekë. 

Në video shihet se si Neymar nuk mund t’i ndalte lotët, derisa shokët e tij tentonin ta ngushëllonin.

Neymar nuk arriti të ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka pësuar muaj më parë sa ishte te klubi nga Arabia Saudite.

Vlen të theksohet fakti se Brazili u eliminua me penallti me Uruguain teksa koha e rregullt përfundoi me shifrat 0-0.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco