Pasuesi i Kroos te Reali luan në Premier League, kushton 120 milionë euro

Pasuesi i Kroos te Reali luan në Premier League, kushton 120 milionë euro

07:57, 08/07/2024

Kush do të jetë pasuesi i Kroos? Kjo është pyetja që tifozët e Realit i bëjnë vetes.

Sipas asaj që raporton Marca, në listën e Los Blancos për mesfushën e së ardhmes duket të jetë edhe braziliani Bruno Guimaraes, i cili luan për Newcastle dhe u eliminua dje me Brazilin e tij nga Copa America.

Guimares, deri më tani, ka pasur një ndikim të mirë dhe numëron 86 ndeshje, në të cilat ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 14 asiste.

Anglezët kërkojnë 120 milionë euro, shifër kjo që nuk është aspak problem për galaktikët. Gjithsesi, Reali duhet të nxitojë pasi në garë është edhe Manchester City. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco