Salah qëndron në Angli, Liverpool refuzon ofertën e 'çmendur' nga Arabia Saudite

Salah qëndron në Angli, Liverpool refuzon ofertën e 'çmendur' nga Arabia Saudite

19:09, 07/07/2024

 

Mohamed Salah do të jetë pjesë e Liverpool edhe sezonin e ardhshëm.

Mediet britanike raportojnë se sulmuesi egjiptian dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës te “The Reds”, e cila skadon verën e 2025-ës, ndonëse nuk ka pranuar që të rinovojë.

Rreziku për Liverpool është humbja e tij me parametra zero verën e ardhshme, por përtej këtij fakti klubi anglez nuk është i hapur të pranojë asnjë ofertë për Salah.

Në javët e fundit “The Reds” raportohet se refuzuan një ofertë të majme nga Al-Ittihad prej 175 milionë eurosh, me arsyen se Salah është një lojtar i Liverpool dhe do të qëndrojë i tillë deri në fund të kontratës së tij.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë përparime të mëtejshme në javët në vijim, por për momentin zgjedhja është bërë dhe nuk ka gjasa që të ndryshojë nga tani deri në fund të verës.

I transferuar te Liverpool nga Roma në korrik 2017, Salah shënoi 157 gola në 263 paraqitje në Premier League. Nga ana tjetër, numëron gjithsej 349 paraqitje me fanellën e “The Reds”, në të cilat ka shënuar gjithsej 211 gola dhe ka dhuruar 89 asistime në të gjitha kompeticionet.

Viti i ardhshëm do të jetë sezoni i fundit në “Anfield” për egjiptianin dhe më pas Salah dhe Liverpool do të ndahen përfundimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco