Garë e fortë për Nico Williams, e do edhe ‘gjiganti’ anglez

Garë e fortë për Nico Williams, e do edhe ‘gjiganti’ anglez

09:56, 07/07/2024

Shtohen kandidatët për Nico Williams, surprizën e bukur të Spanjës në Euro 2024.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Mbretit në sezonin e fundit, ka admirues të shumtë në Europë.

Barcelona në La Liga, Bayerni në Gjermani dhe Arsenali e Chelsea në Premier League, por jo vetëm.

Për sulmuesin e majtë bask interesohet edhe Liverpooli.

The Reds e cilësojnë 21-vjeçarin si një element të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e ofensivës së skuadrës së drejtuar nga Arne Slot.

Dhe drejtuesit e klubit të madh anglez po përgatitin një ofertë për homologët e Bilbaos dhe vetë futbollistin.

Një gol dhe një asistim numëron deri tani Nico Williams, i cili do të tentojë të ndihmojë Spanjën në gjysmëfinalen e zjarrtë të Euro 2024 kundër Francës.

Duel i programuar për datën 9 korrik në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Duke nisur nga ora 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco