Lehmann i kërkon falje Spanjës dhe sulmon lojtarin e Gjermanisë për ngjyrën e flokëve: Ndoshta ndihet si femër

Lehmann i kërkon falje Spanjës dhe sulmon lojtarin e Gjermanisë për ngjyrën e flokëve: Ndoshta ndihet si femër

18:02, 06/07/2024

Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, i ka bërë komplimente skuadrës spanjolle.

Pasi e quajti La Rojan “të vogël dhe të papërvojë” para çerekfinales së Euro 2024, Lehmann pranoi se kishte gabuar në gjykimin e tij.

Ai ka postuar në rrjetet sociale: “Urime skuadrës spanjolle, jeni bërë luftëtarë të pjekur, edhe pse me pak fat, që vuajtët dhe luftuat.

“Ju uroj gjithë të mirat për turneun. Parashikimi im ishte i gabuar!”.

Ndërkohë, pas humbjes së Gjermanisë, Lehmann sulmoi lojtarin e Bayer Leverkusen, Robert Andrich, dhe flokët e tij rozë.

“A ke ndonjë problem personaliteti që e bën të dalë kështu? Si shok skuadre, kjo do të më dukej shumë e çuditshme dhe nuk mendoj se as trajneri i kombëtares do të ishte i lumtur”, tha Lehmann për Welt TV.

“Në fillim kishte flokë biondë, tani flokë rozë. Çfarë dëshiron të na tregojë me këtë? Në ditët e sotme duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Ndoshta ndihet si femër.

Duhet të jesh shumë tolerant, por shpresoj që UEFA të ndalojë ngjyrat e flokëve si ato të Andrich, sepse mund të shkaktojë konfuzion mes rivalëve”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco